Miratohet marrëveshja mes Shqipërisë dhe Malit të zi për ndërtimin e “Urës mbi Bunë”

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ditën e sotme marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Malit të zi për ndërtimin e “Urës mbi Bunë”. Ky projekt paarshikon ndërtimin e urës e cila do të jetë e gjatë 310 metra. Ajo do të bëjë të mundur kalimin nga njëra anë e kufirit në tjetër, pra nga Velipoja në Ulqin, për vetëm 2 minuta.

Lartësia mesatare e urës në raport me nivelin më të lartë të ujit do të jetë rreth 10 metra për të mos ndërhyrë në qarkullimin lumor. I gjithë projekti do të zgjasë rreth 18 muaj.

Një muaj më parë, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri me dije se investimi pritet të shkojë rreth 1.5 miliardë Lekë që do të ndahen 50 me 50 mes dy vendeve Aktualisht ka nisur puna që projektimi dhe çdo dokumentacion të kryhet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top