Vendi ynë do të vendosë ‘green pass’ për t’u futur në lokale apo marrë shërbime të tjera. Kështu, qytetarët duhet të kenë certifikatë vaksinimi në të kundërt nuk mund të hyjnë në bare-restorante apo dhe në shërbime të tjera. Kështu ka deklaruar Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë teksa fliste për vaksinat dhe ecurinë e vaksinimit në vendin tonë.

‘Duhet të kuptojmë edhe situatën që është në Europë, e kanë ato ‘green pass! E kanë! Do ta vëmë edhe ne ‘green pass’ në lokale dhe në strukturat e tjera të shërbimit’- tha ministrja e Shëndetësisë.

Ministrja Manastirliu hodhi poshtë deklaratat se vaksinat në Shqipëri janë të pasigurta duke thënë se të gjitha vaksinat që përdoren janë të aprovuara nga OBSH.