Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për mediat me ministren e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj dhe Drejtoren e Tatimeve, Delina Ibrahimaj. Në fjalën e saj, ministrja Denaj është shprehur se përsa i përket ekonomisë qeveria “Rama” numëron disa arritje. Ajo tha se përpjekjet për të luftuar informalitetin kanë nisur që në 2013 ndërsa shton se gjatë qeverisjes së PS në vendin tonë janë 225 mijë vende pune shtesë.

“Përpjekja për të luftuar informalitetin nuk ka filluar sot por në 2013. Në 2013 e nisëm nga një ardhur shumë e ulët. Nga një kënetë, dhe ndërtuam një karabina. Rritën në 27.38% të ardhurat e produktit të brendshëm bruto. Përfaqëson gjysmën e rrrugës. Kjo karabina duhet ndërtuar me të gjithë elementët. Debatet janë pafund se si rritja e politikave fiskale, ndikoi bizneset, ndikoi individët. Biznesi përtej rritjes së tatim fitimit nga 10-15%, flasim për një rritje 142% nga 2013. Pjesa kryesore e rritjes është kryesisht nga mirëadministrimi fiskal, nga përpjekja për të formalizuar ekonominë, që nisi nga viti 2014 dhe ka dhënë rezultate. E tregon gjithashtu në fakt dhe numri i bizneseve të reja të regjistruara.  Të ardhurat nga Tatim fitimi u rrit me 142% nga 2013. Me 225 mijë vende pune shtesë”, tha Denaj.