Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka njoftuar ditën e sotme takimin e kryer me të gjithë homologët e saj në botë në një takim të thirru nga Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.

Znj.Denaj thekson se biseda u fokusua rreth masave që qeveritë nëpër botë kanë marrë për të përballuar pasojat ekonomike të pandemisë Covid-19, por gjithashtu një pjesë kryesore ka zënë edhe diskutimi për plotësimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm si pjesë e Agjendës 2030.

“Informova homologët mbi nismat e ndërmarra nga qeveria shqiptare, me fokus të veçantë incentivat fiskale në dobi të biznesit, skemat e nxitjes së punësimit dhe rikthimit të punë, si dhe ato në dobi të kategorive më në nevojë.

Ky takim i paraprin atij të nivelit të lartë politik, të krerëve të shteteve që do të mbahet më 29 Shtator 2020.” – informon më tej ministrja Denaj.

SCAN