Ministria e Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka publikuar çmimin maksimal të lejuar për derivatet e naftës dhe benzinës në Kosovë për 24 orët e ardhshme, shkruan Gazeta Metro.
Sipas këtij njoftimi çmimi maksimal për naftë do jetë 1 euro e 85 cent për litër, kurse çmimi maksimal për benzinë do jetë 1 euro e 74 cent për litër.
Çmimi maksimal i lejuar për gaz do jetë 0.78 cent për litër.
Këto çmime sipas Ministrisë vlejnë për datën 27 qershor, nga ora 10:00 dhe janë valide 24 orët e ardhshme./gazetametro.net