klosi
Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi kritikon Zyrat e Punës në vend, zyra që u celën me shumë bujë nga paraardhësi i tij, Erion Veliaj. Sipas Klosit Zyrat e Punës janë pasive në zgjidhjen e problemit të të papunëve. Ato kanë regjistruar 150 mijë të papunë, por ndërkohë mbajnë bosh 26 800 vende të lira, pa u dhënë zgjidhje, nevojtarëve.

“Zyrat tona të Punës në gjithë Shqipërinë duhet ta ndërrojnë krejtësisht aktivitetin e tyre, duhet të jenë shumë më tepër aktive dhe të jenë shumë më tepër në detyrën që ato kanë që të ofrojnë negociata midis biznesit dhe punëmarrësit, me qëllim që të kemi mundësi që në shkallë republike, këto vende të reja pune t’u bëhen me dije qytetarëve shqiptarë dhe të kemi mundësi që zyrat e Punës të mos jenë zyra pasive dhe që marrin vetëm ankesat e qytetarëve, por edhe t’ua zgjidhin ato”, tha Klosi gjatë një gjatë një vizzite, që bëri sot në një kompani përpunimi druri në Tiranë.