Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmitry Kuleba sulmoi Rusinë pas takimit me Ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov në Antalia të Turqisë. Kuleba tha për mediat pas takimit:

“Ne jemi gati për diplomaci, por edhe të gatshëm të mbrohemi. Jemi gati për të vazhduar bisedimet në këtë format. Nuk ishte e lehtë të dëgjoje Lavrovin gjatë takimit”, theksoi ai.

Për një armëpushim të mundshëm, Kuleba tha se “duket se ka vendimmarrës të tjerë të përfshirë”. Ky ishte takimi i pare Ukraine-Rusi i ketij niveli kaq te larte qe pas nisjes se luftes.