images

Gjermani-Rrjetet kriminale në Shqipëri shpesh arrijnë deri në Qeveri. Kjo akuzë e rëndë vjen nga Ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere, i cili gjithashtu ka akuzuar autoritetet shqiptare për mungesë bashkëpunimi.

Ndërsa paraqiti raportin mbi kriminalitetin në vendin e tij për vitin 2013, Ministri i Brendshëm gjerman theksoi:

“Në Shqipëri luftimi i kriminalitetit nuk është optimal dhe kjo për arsye të ndërlidhjeve të kriminalitetit të organizuar deri në aparatin shtetëror”.

Për këtë arsye Thomas de Maiziere paralajmëron se duhet guxim i madh nga organet që luftojnë krimin në vendin tonë.

“Për shkak të lidhjeve të pushtetit me kriminalitetin shpesh personat përgjegjës në Shqipëri duhet të kenë guxim të madh personal nëse luftojnë krimin e organizuar”.

Ministri i Brendshëm gjerman u shpreh i pakënaqur me nivelin e bashkëpunimit me Shqipërinë dhe Serbinë sa i përket luftës ndaj krimit, çështje për të cilën Maiziere deklaron se muajt e fundit është lënë në harresë, pasi e gjithë vëmendja është përqendruar te lufta kundër Shteti Islamik.

Ministri i Brendshëm tha se në Gjermani shqiptarët kontrollojnë kryesisht trafikun e drogës.