Bashkëpunimi mes tre vendeve të rajonit, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë do të quhet “Ballkani i Hapur”. Kjo nismë do t’i japë mundësi vendeve bashkëpunuese në rajon për të hapur kufijtë me synim lehtësimin e jetës së qytetarëve dhe komunitetit të biznesit në Ballkanin Perëndimor. Në fund të Forumit Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal, të mbajtur në Shkup, ku të pranishëm ishin liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, u nënshkruan edhe disa marrëveshje:

  1. Marrëveshja e parë e nënshkruar ka të bëjë me rastet e katastrofave natyrore për gatishmëri për të mbështetur shtetet, për ndihmë të ndërsjellët.
  2. Memorandum mirëkuptimi për lehtësimin e importit dhe të eksportit, të eliminohen barrierat në kufij, për bashkëpunim të përmirësuar ekonomik.
  3. Memorandumi për tregun e fuqisë së punës, të lehtësohet qarkullimi i njerëzve, të lehtësohet procesi i dhënies së lejeve të punës për qëndrim të përkohshëm.