Pritet në orët e ardhshme (me mundësinë për të arritur nesër) zyrtarizimi i kalimit të Milanit te RedBird kundrejt një pagese prej 1.3 miliardë eurosh për Elliott, i cili do të mbetet me pakicën e aksioneve. Numri një i fondit amerikan të investimeve Gerry Cardinale pritet në Milano nga Parisi për nënshkrimin, pasi ditët e fundit janë vendosur firmat ‘thelbësore’. Pasi të jetë kryer nënshkrimi për mbylljen (transferimin i vërtetë i aksioneve të shoqërisë nga shitësi te blerësi), si zakonisht, do të duhet më shumë kohë, mund të kalojnë disa muaj gjatë të cilëve RedBird do të punojë në mënyrë aktive për të ardhmen e klubit.

Merkato është padyshim aktualitet, edhe pse prioritet për momentin është konfirmimi i drejtuesve që rikthyen Milanin të fitonte titullin. Duke nisur nga Paolo Maldini, i cili së fundmi kishte shprehur pakënaqësinë për mungesën e ofertës së rinovimit: CEO Gazidis do t’i dorëzojë një kontratë të re ish-kapitenit dhe Massaras dhe, më pas, do të fillojë puna për forcimin e ekipit. Jo vetëm blerjet, sigurisht: një nga çështjet e para që do të trajtohet do të jetë rinovimi i kontratës së Leaos.

RedBird tashmë ka përvojë në botën e sportit dhe, megjithëse buxheti dhe përcaktimi i punës janë padyshim ende për t’u njohur, pritet vazhdimi i vizionit të Elliott: investime të qëndrueshme, profile me një perspektivë të madhe dhe rritje graduale, por konstante e konkurrencës së skuadrës.