largea_1439367123
Gazetari Milaim Zeka, i cili së fundi është bërë kryefjalë e të gjitha lajmeve që kanë të bëjnë me Gjykatën Speciale sepse ka publikuar dy lista me emrat e personave që do të akuzohen nga Gjykata Speciale dhe kjo listë po i kontestohet nga shumë figura publike.
Së fundi, kolegu i tij gazetar, Baton Haxhiu ka publikuar një shkrim ku gjuan thumba drejt Zekës e kjo e ka nxitur këtë të fundit të bëj një reagim në llogarinë e tij në Facebook duke përdorur edhe shprehjet klishe të Zekës.

Më poshtë lexoni reagimin e Zekës:

“Prap e paska dhi Baton Haxhiu!

Baton Haxhiu, pasi qe ka heshtur sikur Ariu Sovjetik, sot paska leshuar nje batare kunder listes qe kam botuar me emrat ne listen A, te cilet, sipas hetimeve paraprake do te akuzohen.
Jam shume i sigurte, qe ashtu siq u be me porosi nje liste me emra te tjere, ku u hoqen emrat e Hashim Thaqit, Kadri Veselit dhe Xhavit Halitit, edhe ky reagim vjen nga padronet e Batonit. Perderisa kolegu i tije qe perpiloi listen e dyte, hane vetem taxhine e PDK-se, Batoni ua hane te gjitheve: PDK se, AAK se, Nismes, LDK se e VV.
Batoni e din, te pakten ai e din per veten e tije, qe perpos temave te sexit, sahere ka shkruajtur dicka me rendesi, gjithmone ka pasur nje porosi. Ai e din se kush e kishte porositur me 1998, qe te me merrte ne telefon nga Prishtina ne Stokholm, per ta kordinuar nje takim ne mes Bujar Bukoshit dhe Azem Syles. Nejse po e leme kete teme.
Batoni e din se si shkruan: O me porosi, sikur kesaj radhe, o me shantazhe, duke i detyruar njerezit te paguajne. Per marifetin e dyte munde te rrefehet Behgjet Pacolli, kuptohet nese don…
Per mos me zgjate shume e me tjerre lesh si Baton Haxhiu, une po i beje thirrje publike, jo per te, po per hire te departamentit te lajmeve, qe te vie ne emision, sebashku me kryeredaktorin dhe po ja tregoj listen. Nese nuk kam liste nga nderkombetar, me emer e mbiemer, me vule e te gjitha, jo burime anonime, une do ja doreheqje nga jeta publike. Nese e kam listen, a mundet Batoni te ma jap fjalen qe do haj vetem lakra dhe karrota, si puna e lepurit, e nuk ka nevoje me hanger mut sipas porosise.
Te gjithe ata qe jane ne liste, qe te gjithe e dine se lista e publikuar ekziston dhe eshte e vertete. Sa paret i ka marre Batoni per t i qetesuar shpirterat e trazuar, vetem ai e din.
Une di te te them dy gjera Baton. E para, s ka njeri qe te beson, aqe sa dikush do i besonte nje prostitute qe eshte virgjine.
E dyta: Ti je shembulli me i keq e cdo gazetari shqiptar, ngase ti je sinonim i gazetarit qe bibel, kuran, zot e atdhe, i ka paret.
Me pas prokuror Kosova, ti moti do ishe ne Dubrave. Pasuria jote i kalon 4 milion euro. Ti je akcioner edhe ne nje spital, per cka je duke u hetuar…
Kaq kesaj radhe Baton!!!”