Vitali Klitschko dhe gruaja e tij, Natalia kishte kohë që jetonin të ndarë, por tash ka arritur edhe zyrtarisht fundi i martesës së tyre afatgjate.


Ish-kampioni i botës në boks dhe ish-modelja kanë njoftuar se i kanë dhënë fund martesës së tyre, derisa ai po jeton në Kiev dhe ajo në Hamburg.

 

Ne kemi vendosur të divorcohemi pasi ishim duke jetuar të ndarë qe disa vite dhe duam ta bëjmë këtë edhe zyrtarisht”, ka konfirmuar 51 vjeçari për tabloidin gjerman “Bild”, përcjell “Gazeta Express”.

 

Çifti ishte martuar 26 vjet më parë, respektivisht në vitin 1996.

Ata i kanë tre fëmijë së bashku.

Son Yegor-Daniel ishte lindur në vitin 2000, ndërsa më pas Elizabeth-Victoria më 2002 dhe Max në vitin 2005.

 

“Unë do ta mbështes gjithmonë atë dhe gjithmonë do ta ndjek atë”, ka thënë Natalia Klitschko në një intervistë për “Welt”.

Ata nuk e dhanë ndonjë informatë më të detajuar rreth arsyes së ndarjes së tyre.

 

Klitschko e ndërmori këtë veprim në një kohë lufte në Ukrainë, së cilës i është bashkuar edhe vetë dhe është figurë qendrore në kryeqytetin e këtij vendi.

Ai është kryebashkiak i Kievit, ndërsa ka kontribuar shumë në ngritjen e zërit për padrejtësitë që po i bëhen popullit të tij nga pushtuesi rus.

 

Natalia po jeton në Hamburg të Gjermanisë, ndërsa po i ndihmon njerëzit që janë larguar nga Ukraina, shkruan “Gazeta Express”.

Klitschko ishte kampion i botës, së bashku me vëllain e tij, Wladimir Klitschko.

 

Ai i kishte 47 meçe profesioniste, prej tyre 45 fitore, e 41 me nokaut.

Lëndimet e ndalën atë dy herë dhe u desh të tërhiqej para kohe nga ky sport luftarak.

 

Pas karrierës, ai iu fut politikës dhe në vitin 2006 u bë për herë të parë kryebashkiak i Kievit.

Ai u rizgjodh në këtë pozitë në vitin 2020