29 dhjetor 2013 ndryshoi përgjithmonë rrjedhën e jetës së Michael Schumacher, një prej pilotëve më të mëdhenj në historinë e F1, i adhuruar nga tifozët e Ferrarit, mirënjohës ndaj gjermanit që e ktheu Maranellon në krye të botës me pesë kampionate botëror pilotësh (rradhazi) dhe 72 fitore. Atë ditë, shtatë herë kampioni i botës po shijonte një ditë skijimi në borën franceze të Meribelit me djalin e tij Mick, atëherë 14 vjeç dhe tani në timonin e Alfa Romeos, dhe një grup miqsh. Ato pista Schumi i njihte përmendësh, atje ka një shtëpi ku shkon shumë shpesh dhe kushtet e motit janë të shkëlqyera, por në kryqëzimin e dy pistave ‘normale’, Chamois (e kuqe, me vështirësi mesatare) dhe Biche (blu, e lehtë) në orën 11.07 fati ka planet e tij. Dramatike.

AKSIDENTI DHE NDIHMA – Schumacher shkoi përtej kufirit të pistës, aty ku bora zëvendësohet nga ajo e freskët, e kufizuar me shkopinj të thjeshtë, me një shpejtësi të përcaktuar si “të përshtatshme” nga hetuesit francezë dhe përplaset në një shkëmb që dukej fare pak. Goditja e bën atë të katapultohet përpara, derisa godet kokën në një gur tjetër. Goditja është fatale. Michael e ka helmetën, me një telekamera të montuar në të, por mbrojtja e saj bën pak për shkallën e dëmtimit. Gjermani mori menjëherë ndihmën e parë: gjendja e tij ishte e rëndë. Transportohet me helikopter fillimisht në spitalin Moutiers, më pas, në orën 12.40 në atë të Grenoble, më i strukturuar për dëmtime në kokë. Situata shfaqet dramatike, pothuajse pa asnjë shpëtim.

SITUATA KLINIKE KRITIKE – Schumacher kapërceu një infarkt, por vuante nga hemorragjia cerebrale: ai u operua dy herë për të ulur presionin endokranik dhe për ta mbajtur në jetë, ndërsa rreth spitalit u formua një kordon fansash të cilët dëshironin të shprehnin mbështetjen e tyre me pankarta dhe flamuj, sidomos në 3 janar, ditëlindjen e kampionit. Jashtë dridhen e luten, brenda bëhet e pamundura për të menaxhuar një situatë klinike kritike, ndërsa një mur heshtje absolute u ngrit mbi kushtet e Schumit. Lajmi i vetëm zyrtar vinte nga konferencat për shtyp të mjekëve, të cilët në marrëveshje me familjen vendosën një kordon shumë të ngushtë konfidencialiteti për të mbrojtur privatësinë e kampionit.

KURAT NË SHTËPI DHE REZERVIMI – Schumi ishte rëndë, kishte dëmtime të përhapura aksonale, kaloi një infeksion në mushkëri, qëndroi në koma artificiale për katër javë, nga e cila doli gradualisht, më pas kaloi muaj të tjerë në reanimacion dhe u transferua, në qershor 2014, në një qendër universitare në Vaud, Zvicër, e specializuar në shërimin neurologjik. Gjendja e Schumacher mbeti e rëndë, fshehtësia dominoi, duke nxitur gjithashtu spekulime të të gjitha llojeve, por në shtator 2014 mund të vërehej një rreze dielli: kampioni u transferua në vilën e tij në Gland, e ristrukturuar si spital dhe me një staf mjekësor të specializuar, për t’i siguruar atij kujdesin e nevojshëm. Në krah të Schumit, gruaja e tij e palodhur Corinna, zëdhënësja historike Sabine Kehm dhe Jean Todt, ish-presidenti i FIA-s dhe mik shumë i ngushtë i pilotit, një rreshter i vërtetë në mbrojtjen e privatësisë së tij.

RRJEDHJA E INFORMACIONIT E QELIZAT STAMINALE – Tetë vjet më vonë, misteri i gjendjes reale të Schumacher mbetet: duket se është zgjuar dhe mund të ndjekë atë që ndodh rreth tij me sy, por ajo që filtron vjen me një pikatore. Në mes, shfaqet një fondacion i lindur në emër të tij për qëllime bamirësie, një dokumentar në Netflix për jetën dhe afeksionin e madh ndaj tij, por edhe rrjedhja e shëmtuar e informacionit me vjedhjen e dosjeve të tij mjekësore, fotot e kapura nga dronët që fluturonin mbi vilë, indiskrecione të mohuara gjithmonë dhe lëvizjet, shumë sekrete dhe të blinduara, në Paris, në shtator 2019, drejt spitalit europian Georges Pompidou, për trajtimin me qeliza staminale.

HESHTJET DHE MISTERET – Realiteti paraqet një tablo shumë të vështirë. Atë të një Michael Schumacher jo në rrezik për jetën, por shumë të dobësuar, me dëmtim të trurit që rrezikon aftësinë e ndërgjegjes dhe lëvizjes, por i ndjekur edhe nga një ekip prej shumë personash që e ndihmojnë me fizioterapi dhe trajtime të përditshme që synojnë përmirësimin e peizazhit dhe ngjalljen e shpresës. Por heshtja mbizotëron gjithçka: një mister i dendur si errësira, që 8 vjet më vonë, fatkeqësisht ende mbështjell fatin e Schumit.