Meta ne Jale
Nuk ka vonuar përgjigjja e Ilir Metës ndaj akuzave që kanë nisur të shpërthejnë nga baza socialiste ndaj LSI, si shkaktare e humbjes në disa bastione të majta. Pak orë pasi ish –kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Artan Shkëmbi deklaroi se shkak për humbjen në Pogradec ishte kandidatura dhe organizimi (të dyja këto të lëna në dorë të LSI), Meta, duke folur para të rinjve të LSI në kampingun e Jalit, deklaroi se “rezultati më i shkëlqyer u arrit në qytete më të mëdha të Shqipërisë falë punës së LRI –së dhe sidomos në Tiranë, ku LRI –ja ishte ajo që drejtoi fushatën”. Pavarësisht këtij qëndrimi i Metës, nga baza e PS kanë vijuar akuzat. Edhe kryetari i PS në Mallakastër deklaroi se shkak për humbjen e këtij bastioni ishte kandidatura, e cila ishte sërish e LSI –së.