Presidenti i Republikës Ilir Meta përsëri i ka bërë thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive në zgjedhje. Meta u shpreh se qytetarët duhet të votojnë kandidatët që ata mendojnë se do t’i japin zgjidhje problemeve të tyre.

Në fjalën e tij gjatë një ceremonie së zhvilluar në Krujë, Meta theksoi se pandemia nuk mund ta pengojë edhe për shumë gjatë pranverën turistike.

“Njëkohësisht, në këto ditë përpara zgjedhjeve të 25 prillit, ju ftoj të gjithëve, që sipas bindjeve tuaja të merrni pjesë aktive, të mos lejoni cenimin e të drejtës suaj nga askush për të votuar të lirë dhe me dinjitet! Të zgjidhni me ndërgjegje bijtë dhe bijat tuaja më të mirë!Të votoni ata kandidatë, që ju mendoni se do t’ju japin zgjidhjet më të mira për hallet tuaja dhe që ta bëjnë Krujën një vend edhe më të dashur për të jetuar për ju, për të rinjtë, edhe për fëmijët tuaj, por edhe një vend më të vizituar nga të gjithë shqiptarët dhe nga turistët në të ardhmen!”, tha Meta.