Ilir Meta është pyetur sërish në Korçë për akuzat dhe sulmet nga ish-kryeministri Fatos Nano duke thënë fillimisht se nuk ka asnjë koment. Por më pas ironizon me gazetarin, duke thënë se edhe të citosh Biblën, edhe të merresh me kumar nuk shkon.

“Zero komente për zero zero. Edhe të merresh me kumar, edhe të citosh Biblën nuk shkon.’”- tha Meta.

Disa ditë më parë Fatos Nano gjatë një interviste pë ‘Opinion’ sulmoi Ilir Metën duke thënë se “Nuk ka politikan tek i cili unë shoh 7 mëkatet kapitale të Biblës, është Presidenti i sotëm”.