Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për protestën që pritet të mbahet nesër.

Përmes një mesazhi Meta iu bën thirrje qytetarëve për pjesëmarrje.

“Të gjithë në këmbë kundër rritjes së çmimeve, kundër thellimit të varfërisë, kundër shpopullimit dramatik dhe kundër largimit të dhimbshëm të të rinjve!
Koha është tani për të shpëtuar Shqipërinë! ✌️🇦🇱”, shkruan Meta teksa poston dhe një video.