Pasditen e së dielës, Ilir Meta la postin e Presidentit të Republikës, të cilin e mori Bajram Begaj, ndërsa mëngjesin e së hënës, ai ka shkuar menjëherë në selinë e LSI-së. Meta do të marrë pjesë edhe në Konventën e partisë që ai krijoi, e cila pritet të mbahet pasditen e sotme.

Më herët ai ka postuar ditën e sotme një foto me ambasadorin Agim Nesho dhe me këshilltarin e tij Tedi Blushi me të cilët ka konsumuar kafen e mëngjesit. Në postimin e tij në facebook, Meta shkruan se tashmë është koha për veprim.