ilir-meta1
Pasi Halim Kosova pranoi humbjen e zgjedhjeve në Tiranë, vjen edhe përgëzimi nga kreu i LSI-së, Ilir Meta. Sipas Metës fushata e Halim Kosovës solli një risi pozitive.

“Sjellja e doktor Halim Kosovës solli një standard të ri. Politika ka nevojë për më shumë qytetari. Fushata e doktor Kosovës ishte një risi pozitive”, tha Meta.

Në mesazhin e tij të shkurtër Ilir Meta nuk bëri një urim për fituesin e Tiranës, Erion Veliaj. Po shtohen gjithnjë e më shumë zërat se Meta ndjehet i braktisur nga Rama në garën për disa bashki të rëndësishme në vend, sidomos Lezha dhe Pogradeci.