“Partia e Lirisë është patriotike që do të ndezë shpresën”. Kështu deklaroi Ilir Meta, një ditë pasi mori drejtimin e partisë së re, teksa LSI ndryshoi emrin.

“Partia e Lirisë, është liria. Sovraniteti është i majtë apo i djathtë. Është gjithëpërfshirëse. Këtu jemi në një moment ku nuk kemi të bëjmë me të majtë apo të djathë. PS është e majtë? Partia e Lirisë është patriotike që do të ndezë shpresën”, deklaroi Meta, teksa u pyet nga gazetarët nëse kjo parti është tashmë e majtë apo e djathtë.

I pyetur nëse do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme vendore, Meta tha se nuk do të bojkotojnë asnjë lloj procesi jo vetëm zgjedhor.