Në një deklaratë për media në mbyllje të procesit të numërimit të votave, Presidenti Meta tha para gazetarëve se konferencën e fundit në Presidencë do ta mbajë më 24 korrik 2022, ndërsa shtoi se tani vëmendja duhet të jetë vetëm te mbi 83 mijë votat e pavlefshme.

Deklaratave tw Ramws se Metwn e dwnoi populli me votw, Presidenti u përgjigj: “Asnjë përgjigje për shashkat që duan të largojnë vëmendjen tuaj nga mbi 83 mijë vota të pavlefshme dhe që nga pamjet filmike duhet parë si janë bërë të pavlefshme, se nuk ka statistikë në botë që e justifikon këtë, kur e dini mirë që diferenca është shumë e ngushtë. Mund të lëvizin shumë mandate këtu. Ne duhet të mbajmë vëmendjen këtu. Po të ishte për këto histori, kishte ikur 100 herë Ilir Meta nga Presidenca, por më 24 korrik 2022 këtu do ta bëjmë konferencën e fundit. Mos u përqendroni as te dorëheqjen, as te tërheqjet, vetëm këtu, të respektohet çdo votë. Nga ky moment të kenë shumë kujdes, asnjë kuti të mos ndërrohet, asnjë përpjekje për të mbuluar krimet të mos bëhet”.