Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se shumë shpejt do të përballet me drejtësinë.

Duke iu përgjigjur deklaratës së Ramës sot për akuzat se ishin “prodhim i tërbimit të non-gratave dhe spiunëve”.

“Krenari si inceneratorët. Këto janë krenaritë e investimeve të tij mafioze. Kështu do përfundojë kjo histori, me disa bedela. Dhe të gjitha historinë e mashtrimeve atje do përfundojë. Kam një mesazh për çdo punonjës në administratë; të jenë të kujdesshëm, të ruajnë integritetin, mos t’i binden urdhrave që i komprometojnë në shkeljen e ligjit. Pasi Edi Rama e ka zgjidhur problemin e tij, ai do të jetë shumë shpejt përballë drejtësisë. Mesazhi i 12 nëntorit ishte i qartë. Ai është fillimi i asaj stuhie demokratikë që ka nisur në Shqipëri dhe që do i japë përgjigje pinjollit të Kristaqit, Kolekëve që mendua të instalonin regjimin. Sidomos duke nisur nga 25 korriku, është e krijimit të Partisë së Lirisë.”, tha Meta.