Presidenti Ilir Meta është shprehur se nuk ka pengje në rrugëtimin e tij politik dhe theksoi se fati i tij është i lidhur me Shqipërinë.

“Nuk kam asnjë peng, pasi çdo vendim që kam marrë, e kam marrë me bindjen më të mirë që i kam shërbyer Shqipërisë. Do i shërbejë asaj me deviacion, duke qenë edhe qytetari më i thjeshtë. E kam ndarë fatin tim me Shqipërinë dhe në mes të shqiptarëve.”, -pohoi kreu i shtetit.

Mes të tjerash Meta shtoi se populli shqiptar duhet të futet në zgjedhje demokratike duke votuar për kandidatët më të mirë.

“Unë kam krijuar një forcë politike dhe nuk kam ndërruar parti politike për të zhbllokuar një rrugë europiane dhe që ishte e bllokuar, dhe ishte një kryeministër që e kishte mendjen të shkonte buzuqeve dhe kazinove. S’kam themeluar parti për t’u bërë deputetë dhe as për të nxjerrë deputetë, pasi e kisha venë emrin tim në listë në 2005. E kisha vënë emrin tim në jug të Shqipërisë, në Skrapar. Iu them prej dy vitesh që; kjo krizë nuk zgjidhet duke kapur shtetin, pasi do shihen kushtet. Ndaj ‘hajde në zgjedhje të gjithë’. Më fusni dhe mua në zgjedhje, edhe pse jam i zgjedhur nga PS. Ta zgjidhi populli. Populli shqiptar do t’i japë një zgjidhje demokratike të gjithë atyre që na dinë si popull sorrash. Kam qenë mbrojtës i Kushtetutës edhe kur kam qenë kryeministër, kam bërë edhe grevë urie në 2005-ën. Ndaj populli i Shqipërisë të marrë pjesë në këto zgjedhje dhe të japë mesazh duke zgjedhur kandidatët më të mirë”, tha Meta nga Fieri.