Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se amendamentet e PL për Projektbuxhetin 2023 synojnë mbështetjen e studentëve për përballimin e kostove të rritura të jetesës.

Reagimi i ilir Metë erdhi në një reagim në rrjetin social Facebook.

Meta thotë se mbështetja ndaj studentëve, duhet të jetë 100 euro në muaj. Së paku, sipas Metës, sa ajo që u jepet bashkëmoshatarëve të tyre në Kosovë.

“Amendamentet e Partisë së Lirisë për Projektbuxhetin 2023 synojnë mbështetjen e studentëve për përballimin e kostove të rritura të jetesës. Kjo mbështetje duhet të jetë të paktën sa mbështetja që u është dhënë bashkëmoshatarëve të tyre në Kosovë”. Kështu shkori Ilir Meta në Facebook-un e tij.

Meta prej kohësh ka intensifikuar reagimet e tij politike mbi situatën e vendit. Në një stil të ngjashëm me aleatin e tij opozitar, Sali Berisha, Meta del me reagime çdo ditë. Reagime për median, apo edhe drejtpërdrejtë në mediat sociale. Duket se krerët opozitarë janë në sintoni të plotë me strategjinë e shpallur nga Berisha. Protesta dhe fushatë njëkohësisht. Protesta e fundit ishte ajo që zhvilluan sëbashku më 12 nëntor. Ndërsa fushata për zgjedhjet bashkiake të 14 majit duket se ka nisur si për Berishën, ashtu edhe për Metën.