Këtë të mërkurë ish-presidenti, Ilir Meta ka mbledhur Komitetin Organizativ të Partisë së Lirisë. Në një deklaratë pas konferencës, Meta ka folur edhe për ish-kreun e  PD-së, Lulzim Basha. Meta tha se Basha ishte i shitur e infiltruar prej kohësh për të ulur opozitën shqiptare në mënyrë që të ndante fitimet dhe përfitimet me mafien në pushtet.

“Keni qeveri prej letre që ka dhunuar një popull zemër luan e sy shqiponjë, një popull ilirësh, por siç e kam paralajmëruar indirekt e direkt qeveria kur ra nga korrupsioni i paparë e veprimet antikombëtare kishte zënë përfundi Lulushin që u përpoqët aq shumë ta bënit kryeministër, që ishte shitur e infiltruar prej kohësh për të bërë fake opozitën që ndante fitimet dhe përfitimet me mafien në pushtet. Tani kohët kanë ndryshuar, nuk kam ardhur në ish partinë e vjetër por u kam thirrur të gjithëve aty ku isha që në 2 mars me popullin e kushtetutës dhe popullin e lirisë”.