Pas mbledhjes së një paneli me profesorë dhe ekspertë ditën e djeshme, presidenti Ilir Meta këtë të premte thekson se 80% e të rinjve që studiojnë në vend duan që të largohen. Thirrja e kreut të shtetit, është që rinia ka nevojë për shpresë dhe besim. Përmes një postimi në facebook, Meta ka theksuar se edhe 94% e të rinjve, që studiojnë jashtë, nuk duan të kthehen më në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij dje kreu i shtetit tha se Shqipëria po përjeton një erozion demografik.