te-paekspozuarit1
Deputetja demokrate Mesila Doda e cila këto dy vite ka dalë disa herë nga rrjeshti këtë herë vërtet e ka kaluar vijën e kuqe të vendosur në PD. Ajo ka guxuar dhe ka kritikuar gjuhën që përdor sali Berisha dike e konsideruar atë të vjetëruar për kohën. “Për të kuptuar Berishën në të gjithë dimensionin e vet duhet të kalojnë disa vite. Ka vendosur disa themele në shtetin shqiptar, por unë do vazhdoj ta shihja si një personazh që duhet të punonte për historinë dhe jo për të sotmen. Edhe gjuha që përdor nuk i përshtatet kohës, atë që ke përballë nuk duhet ta zhdukësh, është kundërshtari yt dh jo armiku. Ka një koncept tjetër politika sot. Por vazhdoj të mendoj se duhet të shkëputemi disa vjet për të kuptuar atë që ka bërë dhe nuk ka bërë në shtetin shqiptar, por është një personazh që ka drejtuar politikën shqiptare” këto deklarata doda i ka bërë në emisionin “Të paekspozuarit” të Ylli Rakipit, ku ishte e ftuar së bashku me tre gra të tjera politikane: Mimi Kodheli, Valentina Leskaj, dhe Majlinda Bregu.