“Po kthehemi”. Një mesazh i ardhur nga Hakan Calhanoglu dhe Romelu Lukaku që qetëson Interin në funksion të rifillimit të kampionatit. Fantazisti turk ka zgjedhur një postim në Instagram, me foton që e portretizon atë me Lukakun, për të paralajmëruar Romën. Verdhekuqtë e Mourinhos do të jenë kundërshtarët e skuadrës së Inzaghit, pas pauzës për kombëtaret. Sulmuesi belg dhe mesfushori turk vazhdojnë punën individualisht në Appiano Gentile për t’u rikuperuar nga dëmtimet përkatëse.

Lukaku ka qenë jashtë fushave që nga 28 gushti, për shkak të ndrydhjes në aduktorin e kofshës së majtë. Big Rom ka nisur punën në fushë dhe pritet të kthehet me grupin në ditët në vijim. Rikthimi i tij duhet të vijë në rastin e ndeshjes kundër verdhekuqve në San Siro.

Lexo më tej: Calhanoglu bën ‘armikun’ e gabuar: “Ibra është 40 vjeç, nuk i përgjigjem”

Më pak siguri, megjithatë, në lidhje me Calhanoglu. Turku gjithashtu po lufton me një problem muskulor në fleksorin e majtë të kofshës. Por Calhanoglu po insiston për t’u rikthyer dhe për të ndihmuar ekipin të dalë nga ky moment i vështirë. Mision i vështirë por jo i pamundur. Inzaghi shpreson ta rikuperojë në kohë rekord për ndeshjen kundër Romës.