Paqes mes milicisë izraelite dhe militantëve të Hamasit duket se i ka ardhur fundi. Mbrëmjen e djeshme ushtria izraelite ka sulmuar sërish disa pika në qytetin e Gazës, si përgjigje ndaj provokimit që kjo e fundit i bëri duke dërguar disa balona shpërthyese të përmasave të vogla. Agjensia e lajmeve palestineze ËAFA, raporton se nga incidentet nuk ka patur të plagosur, por vetëm dëme materiale.

Balonat e mbushura me helium që marrin flakë gjatë fluturimit fluturuan mbi Izraelin ditën e mërkurë. Ky incident u shënua pas disa protestave të organizuara nga ekstremistët e djathtë izraelitë të cilët marshonin duke brohoritur: “Vdekje arabëve”, “Kjo është shtëpia jonë”.