1
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbërritur në Tiranë për të nisur vizitën e saj zyrtare në Shqipëri, e para vizitë zyrtare e një kancelari gjerman. Ajo është pritur në selinë e Kryeministrisë nga kreu i qeverisë Rama. Pas ekzekutimit të himneve të të dy vendeve, Merkel dhe Rama kanë nisur takimin kokë më kokë dhe më pas vijon takimi dypalësh i delegacionve.

Binte në sy prezenca e shumë qytetarë që kishin dalë në bulevard për të pritur kancelaren gjermane. Pas konferencës për shtyp me Ramën, Merkel do të takohet me presidentin Bujar Nishani. Në orën 16:40 Merkel do të jetë së bashku me Ramën pjesë e konferencës ekonomike Shqipëri-Gjermani, që do të mbahet në Tirana Biznes Park, në afërsi të Rinasit.
2
3
4