Kancelarja gjermane Angela Merkel tha sot se shifrat e të infektuarve me koronavirus janë shumë të larta. “Vala e tretë është mbase më e keqja për ne,” ka theksuar Merkel.

Duke folur sot në hapjen e Ekspozitës Dixhitale të Hanoverit, Kancelarja e përshkroi situatën në Njësitë e Kujdesit Intensiv si jashtëzakonisht të vështirë dhe shtoi se, për të thyer valën e tretë, “arma më e rëndësishme është vaksinimi” .

Testet, tha ajo, na ndihmojnë të ndërtojmë një urë, derisa të shohim efektin e imunizimit.

Më herët gjatë ditës, Peter Liese , Eurodeputet i partisë së Kancelares gjermane, përshëndeti nisjen e dozave të vaksinës Johnson & Johnson në vendet anëtare të BE.