Paulo Dybala, mes rikuperimit nga dëmtimi (do të jetë gati nesër ndaj Spezias) dhe shpresave të titullit shumë më optimiste se ato që thotë Allegri, duhet gjithashtu të gjejë kohë për të menduar për të ardhmen e tij. Sepse në pak më pak se katër muaj kontrata e tij me Juventusin do të përfundojë dhe bisedimet e rinovimit të deritanishëm nuk kanë dhënë rezultatet e pritura. Por një raund i ri bisedimesh me klubin është në horizont, pasi në orët e fundit në Torino ka mbërritur menaxheri i Joyas, Jorge Antun, për një takim në ditët në vijim me Arrivabene, Cherubini dhe drejtuesit bardhezi.

Gjithçka vijon sipas parashikimeve të fundit të shkurtit, zbarkimi i menaxherit pritej ashtu si edhe dihet pozicioni i Juventusit, që e konsideron Dybalan një lojtar për t’u konfirmuar dhe mbi të cilin beson, pa kaluar megjithatë një prag të caktuar. Brenda shoqërisë ka nga ata që arsyetojnë për angazhimin ekonomik: askush nuk dyshon në cilësitë e argjentinasit, por ndalesat e vazhdueshme mes problemeve të vogla dhe dëmtimeve duhet të futen në llogari, në një kontratë që do të shtynte qendrimin e Joyas me bardhezinjtë deri në 32 vjec.

Në tavolinë, në fakt, mbetet një katërvjeçare prej 7 milionë euro në sezon, ofertë që është rishikuar në krahasim me ofertën e parë në fund të tetorit (8.5 milionë euro plus 1.5 bonus, sërish deri në vitin 2026). Tani gjithçka që mbetet është që palët të ulen në tavolinë dhe të përballen me njëri-tjetrin për të gjetur një akord që ishte shpallur si i kryer gjatë këtyre muajve, por kurrë nuk u materializua: e ardhmja e Dybalas (por edhe e Juventusit dhe zgjedhjet e ardhshme të merkatos) kalojnë nga këtu.