KOSOVA

Mediat e Kosovës zbulojnë arsyen se pse ish-kryetari i PDK, Kadri Veseli u lirua nga Haga për një vizitë në vendin e tij.

Babai i Kadri Veselit, ka pësuar sulm në tru dhe është shtruar në spitalin e Mitrovicës, raportojnë mediat.

Gjykata Speciale konfirmoi se Veseli për arsye bindëse humanitare ishte liruar për të shkuar në Kosovë, por nën masa të rrepta sigurie të Policisë dhe Eulex, si dhe me kusht që së shpejti të rikthehej në paraburgim ku e pret vijimin e gjyqit për krime luftën në Hagë.

Veseli kështu kthehet pas disa muajsh në Kosovë, teksa prej vitit të kaluar ndodhet në paraburgimin e Hagës bashkë me Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin e disa të tjerë.

 

 

(BalkanWeb)