cass

Itali- Delegacioni shqiptar në Samitin-euro-aziatik në Milano përfshihet në një skandal. Corriere della Sera shkruan se “një grup i madh i delegacionit shqiptar, sapo ka mundur, ia ka mbathur për në Liguria. Jo për të parë detin, por për kazinonë e Sanremos”.

Skandali është raportuar edhe në disa media të tjera, ndonëse në gazetën italiane zuri një vend të vogël nga fundi i kronikës.

Në samitin e Milanos, ku merrnin pjesë 53 përfaqësues të qeverive, sipas opozites  delegacioni shqiptar përfaqësohej nga Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.