migrants-greece-macedonia-serbia-germany
Nga një vend që “prodhojmë” azilkërkues në vendet e Bashkimit Europian, Shqipëria do të strehojë 75 mijë refugjatë sirianë. Kështu shkruajnë disa prej mediave prestigjoze ndërkombëtare.

Sipas gjermanes “Bild” dhe anglezes “The Daily Tepegraph”, qeveria shqiptare po dakordësohet me Bashkimin Europian për të strehuar në Shqipëri të paktën 75 mijë refugjatë sirianë.

Deri më tani ky vendim është mbajtur i fshehtë nga publiku në Shqipëri, njësoj si në rastin kur po negociohej për marrjen e armëve kimike të Sirisë. E ndërsa s’i mori armët, Rama duket se do t’i pranojë Sirisë disa nga refugjatët e saj të luftës.

Sipas këtyre raportimeve, sirianët do të strehohen nëpër kazerma të vjetra ushtarake.

Nuk dihet ende vërtetësia e këtyre raportimeve, në një kohë kur Shqipëria dhe Kosova po riatdhesojnë përditë shqiptarë që kanë marrë rrugën në kërkim të azilit.

Mbetet për t’u sqaruar nëse ka apo jo bisedime mes qeverisë shqiptare dhe Bashkimit Europian, i cili po përballet me fluksin më të madh të refugjatëve të luftës.