Mediat angleze: BMW CLR 6 M, me dizajn të personalizuar me targa shqiptare!-  FOTOLONDER – Mediat angleze habiten me faktin që një makinë e llojit BMW CLR 6 M, me dizajn të personalizuar nga “Lumma” mban targa shqiptare.

Autoevolution.com publikon fotografitë e makinës me targa shqiptare, e parkuar në Londër, duke theksuar se produktet “Lumma Design” nuk janë për të gjithë, pasi vlera e kësaj makine arrin në mbi 100 mijë euro.

Autoevolution.com kujton se në Shqipëri është xhiruar edhe një episod i Top Gear, duke përmendur edhe reputacionin e keq që kanë djemtë shqiptarë, shpesh të konsideruar si mafiozë.