meda

Mund të duket si shaka, por në të vërtetë ky është roli të cilit i është dhënë këngëtari Meda në filmin “Zori”.Nga fotoja mund të shihet se roli i tij si polic në këtë film ka për detyrë kapjen e personave të papërgjegjshëm dhe të ndjekur nga ligji, në këtë rast aktorëve të filmit apo disa nga emrat e estradës sonë.

Ky film pritet të publikohet shpejt e ndërsa para pak ditësh është publkuar trailer-i i tij. Disa nga emrat më të njohur të estradës sonë të cilët do të luajnë në këtë film janë: Noizy, Meda, Gold Ag, Shkurte Gashi, Kobra, Diellza Kolgeci, Varrosi etj. Filmi është me regji të Esat Fejzës punuar nga Produksioni Imagine Films dhe me kamerë të Video Art. Pritet të publikohet brenda këtij viti.