A i largon uji i nxehtë më mirë mikrobet se ai i ftohtë, kur lajmë duart? Në fakt, një studim i ri amerikan tregon se larja e duarve me ujë të ftohtë largon të njëjtën sasi mikrobesh si larja me ujë të nxehtë.


Studiuesit, me në krye profesorin Donald Schaffner nga Universiteti Rutgers në New Jersey kryen testimet me 21 vullnetarë. Për këtë studim, duart e pjesëmarrësve u ekspozuan ndaj një sasie të madhe të baktereve të padëmshme Escherichia coli.

 

Pjesëmarrësit lanë duart me ujë në temperatura të ndryshme (15, 26 dhe 38 gradë Celsius) dhe me sasi të ndryshme sapuni (gjysmë, një dhe dy ml). Rezultoi se uji i nxehtë dhe i ftohtë është kanë të njëjtin efektivitet kundër mikrobeve.

 

Gjithashtu, nuk duket se ka ndonjë ndryshim në varësi të sasisë së sapunit të përdorur, madje edhe një larje duarsh prej dhjetë sekondash është mjaft efektive.

“Studimi ynë tregon se për sa i përket efikasitetit, temperatura e ujit të përdorur nuk luan një rol të rëndësishëm”, – tha Schaffner.

Këto gjetje janë të rëndësishme, veçanërisht për industrinë e restoranteve dhe ushqimit. Schaffner tha se çështja e temperaturës së ujit është debatuar për disa vite pa argumente të mjaftueshme shkencore për të mbështetur ndonjë rekomandim për të dhënë udhëzime të sakta ose për të ofruar prova se temperatura e ujit bën një ndryshim në higjienën e duarve