Duket se moti i keq që ka përfshirë ditët e fundit vendin tonë do të zgjasë për disa kohë. Meterologët thonë se reshjet do të vijojnë por me një intensitet më të ulët, ndërsa ndryshime do të ketë gjatë mbrëmjes dhe mesnatës ku intensiteti do të jetë më i lartë në zonat veriore dhe verilindore. Zonat malore do të kenë një rënie të ndjeshme të temperaturave, për pasojë reshjet e borës do te jenë të pranishme gjatë mesnatës dhe mëngjesit.

Pjesa tjetër do të ketë reshje shiu por dita e nesërme do të sjellë një pakësim të tyre. Fillimi i javës do të ketë një përmirësim të motit e cila do të zgjasë deri të enjten, ku sërish do të kemi një rikthim të vranësirave dhe reshjeve.