“Me këtë ndeshje të humbur si ekip, i largohemi pak sa shumë kreut të klasifikimit që sot është Vllaznia me meritë. Do vazhdojmë të punojmë, do respektojmë kampionatin që të ecim përpara”. Fjalë që ngjajnë me një dorëzim, të paktën në këtë sezon, ato të artikuluara nga presidenti i Tiranës Refik Halili, që nuk e fsheh dot zhgënjimin për humbjen në derbin me Partizanin. Numri 1 i bardhebluve megjithatë kthehet ti japë zemër të tijve, duke qenë se ka akoma edhe më shumë se gjysëm kampionati përpara. “Kam besim te skuadra, kam besim te çunat – tha Halili -. Kthehet edhe një grup lojtarësh gjatë këtyre dy javësh dhe themi se kontigjenti do të jetë më i plotë. Gjërat e tjera janë pjesë e lojës, ka raste, ka humbje. Nuk dua të them që jemi dorëzuar. Unë vetë kam thënë që është shpejt për të folur për titullin, fakti është që po i largohemi shumë kreut të klasifikimit”.

Llogaritë nuk i dalin presidentit të Tiranës: “Më mirë mos shkojmë fare në Europë. Dëshira ime është të shkojmë drejt titullit. Nëse do të jetë e mundur të vazhdojmë, nëse nuk ka problem, ky është kismet”, përfundoi Halili.