Inter feston Vitin e Ri Kinez dhe hyrjen në vitin e lepurit. Sipas traditës, zikaltrit prezantuan një fanellë të edicionit special për ngjarjen. Detajet, ashtu si numrat, do të jenë të verdha. Emrat e lojtarëve do të jenë me gërma kineze dhe do të ketë një pjesë në mëngë që përmban një frazë mirëserdhje të formuar me një lojë fjalësh për termin kinez 兔, që do të thotë lepur.

 

Iniciativa u prezantua me një video ku shfaqej Alessandro Bastoni, i lindur në vitin e mëparshëm të lepurit (1999). Klipi sheh mbrojtësin zikaltër të nisë një udhëtim magjik për të zbuluar traditat që lidhen me Vitin e Ri Kinez.