Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, këtë të martë është ndalur në qytetin e Fierit, ku po zhvillon takimet me qytetarët në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit. Simpatizantët e PD kanë organizuar një pritje entuziaste duke dalë me flamuj kuq e zi, të PD-së dhe makina përpara liderit demokrat në rreth rrotullimin e Kolonjës.

Ndërkohë, kreu i PD-së është ndalur disa minuta duke i takuar mbështetësit që brohorasin në kor: “Rama ik!”, “Edi Rama ka mbaru, ka mbaru!”. Vizitën në Fier e planifikuar për ditën e djeshme, kreu i PD-së, Lulzim Basha, e anuloi për nder të Bashkim Finos, i cili ndërroi jetë prej koronavirusit.