Maqedonia e Veriut  këtë të premte ka hapur kufirin e kalimit me Greqinë. Pas vizitës së kryeministrit maqedonas Zaev në Greqi, tashmë qytetarët mund të kalojnë drejt Greqisë me një certifikatë vaksinimi apo test PCR negativ.

Gjatë vizitës në Athinë, Zaev foli jo vetëm për hapjen e kufirit, por dhe marrëveshjen e Prespës si dhe i kërkoi ndihmë Mitsotakisit për një zgjidhje  me veton e Bullgarisë për negociatat.