Një tjetër pushues ka gjetur vdekjen në plazhin e Velipojës. Viktima mësohet se është P.Gjerovija, 55 vjeç. Gjerovija mësohet se është futur në ujë dhe pas disa minutash ka kërkuar ndihmë pasi po mbytej.

Shkak për mbytjen e 55-vjeçarit mendohet se ka qenë prania e dallgëve të forta. Si rrjedhojë e gjendjes jo të qetë të detit kanë rrezikuar jetën edhe dy pushues të tjerë të cilët janë shpëtuar nga rojet bregdetare.