Në orën 18:00, kuvendi i Kosovës është mbledhur në seancën e posaçme për zgjedhjen e presidentit. Në këtë seancë pritet të shihet nëse Vjosa Osmani do të arrijë që të ulet në karrigen e presidentes së Kosovës. Ndërkohë deri më tani nuk dihet nëse të gjithë deputetët e LDK-së do të marrin pjesë në procesin e votimit të Vjosa Osmanit. Kjo pasi disa persona brenda grupit parlamentar kanë vetëm histori përplasjesh me kandidaten për presidente, Vjosa Osmanin.

Votat e Agim Veliut, Avdullah Hotit e Driton Selmanajt janë në pikëpyetje, ndërsa mbetet për t’u parë se cili do të jetë edhe qëndrimi i Behgjet Pacollit.