Ndërsa falenderoi kandidiatët për interesin e shprehur, Berisha tha se diferenca tashmë është bërë. Ai tha se kandidatët “dëshmojnë vullnetin për të qenë misionarë të rikthimit të pluralizmit politik.”

“Sot kemi rend dite, miratojmë kanidaturat e paraqitura nga bashkitë, në përputhje me statutin, e vendit. KOKOE me ka informuar se deri tani janë mbi 200 e ca personalitetet politike, shoqëri civile, që kanë aplikuar për të kandiduar për qytetarë të parë të bashkive tona.

Kam një falenderim për secilin prej tyre. Janë personalitetet të shquara të partisë të jetës publike të vendit, individë me CV suksesi, me kandidimin dëshmojnë vullnetin për të qenë misionarë të rikthimit të pluralizmit politik. Primaret kanë ngjallur një interes të madh te qytetarët. Arritëm të dëshmojmë që ne jemi të përgjegjshëm para qytetarëve shqiptarë.”