Bordi i Transparencës ka vendosur për çmimet e reja të naftës dhe benzinës duke filluar nga pasditja e sotme. Duke nisur nga ora 18:00 e kësaj të premteje, një litër naftë do të shitet për 239 lekë në pikat e karburantit në vend. Në çmimet e reja për karburantet, një litër benzinë do të kushtojë 237 lekë, ndërsa një litër gaz do të kushtojë 90 lekë.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme.

 

“Bordi i Transparencës në datë 27 Maj 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 239ekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 227lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 237lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 225 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 90 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 78 lekë/litër për automjetet.
( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).”, njofton policia.