Sot mbahet në Prishtinë mbledhja e përbashkët e dy qeverive, Shqipëri-Kosovë. Ajo që ka tërhequr vëmendje janë slogani dhe logoja e mbledhjes. Logoja e kësaj mbledhjeje të përbashkët përbëhet nga slogani: “Të përbashkuar” dhe ngjyrat janë të gjitha kombëtare. Imazhi përmban shenjën e një infiniti me ngjyrat kuqezi dhe poshtë saj po një infinit, shqiponjën dhe numrin 8, që nënkupton mbledhjen e tetë të qeverive.