Ditën e sotme, duke nisur nga ora 10:00 do të mbahet në Elbasan mbledhja e përbashkët mes dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe të Kosovës. Takimi vjen pas disa përplasjeve në distancë mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit në lidhje me procesin e Ballkanit të Hapur, ndërkohë që pritet të nënshkruhen një sërë marrëveshjes, përfshirë edhe atë për njohjen e sigurimeve shoqërore dhe lejet e qëndrimit dhe të punës me afat 5-vjeçar.

Në takim do të jenë të pranishëm të gjithë ministrat e dy qeverive. Kjo mbledhje e përbashkët e dy qeverive përkon dhe me 2-vjetorin e tërmetit shkatërrimtar në Shqipëri, ku humbën jetën më shumë se 50 persona dhe mijëra të tjerë mbetën të pastrehë.

Lista e plotë e marrëveshjeve mes dy qeverive është më poshtë:

  • Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për heqjen e lejeqëndrimit të përkohshëm
  • Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për rregullimin e regjimit të trafikut lokal të kufirit
  • Marrëveshja ndryshuese e Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec (Kukës) – Krushevë (Dragash)
  • Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverise se Republikës së Kosovës “Për ndihmë të ndërsjelltë juridike në çështjet civile dhe tregtare”
  • Për miratim, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Republikes se Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, për sigurimet shoqërore
  • Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për zbatimin e lehtësirave të ndërsjella në procedurat doganore dhe/ose të kontrollit të hyrje/daljes së mallrave
  • Kalendari i përbashkët Kulturor Vjetor Shqipëri-Kosovë, për vitin 2021-2022
  • Marrëveshje Bashkëpunimi: në fushën e Trashëgimisë Kulturore midis MKRS & MK.
  • Protokoll Bashkëpunimi Ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës s Shqipërise dhe Qeverise së republikës se Kosovës për krijimin e Sekretariatit Koordinues Ndërqeveritar.
  • MoU për studimin e fizibilitetit për ndërtimin/rehabilitimin e segmentit hekurudhor Durrës-Prishtinë
  • Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë dhe Institucionit kompetent të palës kosovare.
  • Marrëveshje dypalëshe për lehtësimin e procedurës së njohjes se diplomave nga IAL-te (te konfirmimit të të diplomuarve nga Qendrat Kombëtare respektive të Njohjes së Diplomave)
  • Manual i Përbashkët për procedurat standarde të operimit në Doganën e Durrësit.
  • Manuali Për procedurat standarde te operimit ne piken e përbashket te kalimit kufitar (PPKK) Morine-Vermice
  • Marrëveshje dypalëshe për qasje të ndërsjellë në modulet e riskut

Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të RSH dhe Agjencisë Shtetëror të Arkivave të Republikës së Kosovës