Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, po zhvillohet dhe shqyrtimi i 24 kutive të votimit të Qarkut të Beratit, pas pretendimit të LSI, për manipulim votash në zgjedhjet e 25 prillit.

Kreu i KAS, Elvis Qefa tha se deri më tani janë hapur 6 kutitë e para, por në njërën prej tyre, më konkretisht në kutinë me nr.3446 nuk është gjetur raporti i Pajisjes së Identifikimit Elektronik PEI, e për këtë arsye, ai kërkoi hapjen e kutisë së votimit, për të vërtetuar atë që është shkruar në procesverbal.

“Për shkak se në një nga materialet e qendrës së votimit, me nr.3446 nuk u gjet procesverbali i PEI, atëherë do të na duhet për të hapur dhe kutinë e votimit, për të parë administrimin e këtij procesverbali aty”, u shpreh kreu i KAS Elvis Çefa.